Italia “del nga balta”, rruga është e gjatë, por rëndësi kishte fitorja

Në tribunë ishte edhe kryeministri hungarez, Viktor Orban, dhe shqetësimi ishte për ndonjë sherr të tifozëve, por asgjë e tillë nuk ndodhi. Italia arriti një fitore të ngushtë, 2-1, por gjithsesi të rëndësishme ndaj Hungarisë në Ligën e Kombeve duke dalë në vend të parë në grup pas barazimit të Gjermanisë me Anglinë. Pas barazimi 1-1 me “teutonët”, të kaltrit ia dolën të merrnin 3 pikët duke pasur shumë ndryshime në formacion. Trajneri Roberto Mançini hodhi në fushë mjaft lojtarë të rinj, ndërsa u dëshpërua pas eliminimit nga Botërori dhe humbja e rëndë 0-3 me Argjentinën në Londër. Në formacion nuk ishin të tillë si Insinje, Verrati, Imobile, Zhorginjo, Bonuçi, ndërsa më pas u provuan Beloti, Dimarko, Lokateli, Tonali apo Xerbin. “Sa e bukur është Italia e re”, – shkruajti “La Gazeta delo Sport” pas fitores me golat e Barelës dhe Pelegrinit si dhe autogolit të Mançinit. “Ekip i bukur, – tha edhe Mançini, – rruga është e gjatë, por rëndësi kishte fitorja.

Italia (4-3-3): Donaruma, Kalabria, Mançini, Bastoni, Spinacola, Pelegrini, Kristante, Barela, Politano, Gnonto, Raspadori.

Sfidanti.al