Rivaliteti i Mesit me Ronaldon, krahasimi me gola, asiste dhe trofe

Nuk besohet se ka ekzistuar ndonjëherë një konkurrencë më e madhe në futboll sesa kjo. Lionel Mesi përballë Kristiano Ronaldos, ose Kristiano Ronaldo përballë Lionel Mesit. Karriera e tyre vazhdon, edhe pse pjesën më të mirë e kanë kaluar, ndërsa statistikat janë të jashtëzakonshme. Ronaldo ka më shumë gola sesa Mesi, 815 ndaj 769, pra 46 rrjeta më shumë, duke qenë një vit e gjysmë më i madh në moshë, e duke gjuajtur 40 penallti më shumë. Gjithsesi, kur vjen puna tek efikasiteti, argjentinasi është më lart sepse i ka shënuar rrjetat e tij në 974 ndeshje ndaj 1121 të portugezit. Mesatarja gol për ndeshje është 0.78 për “Pleshtin” dhe 0.73 për CR7-ën. Kur vjen puna tek asistet, nuk ka krahasim sepse Mesi ka 331 të tillë ndaj 231 të Kristianos, që do të thotë 100 më shumë, dhe gjithashtu në më pak ndeshje. Edhe kur vjen puna tek trofetë, Mesi ka 40 trofe ekiporë ndaj 34 të Ronaldos, si dhe 30 trofe individualë ndaj 26 të CR7-ës.

Sfidanti.al