Thellë në vetvete është i lumtur që u kthye në skenë dhe është sërish emër i njohur. Askush nuk mund ta mohojë se Zhoze Murinjo është një fitues i madh, me 28 trofe kombëtare e ndërkombëtare, veçse që prej vitit 2017 nuk ka qenë në garë për të drejtuar në skuadrat e mëdha. Gjithsesi, fitorja e Ligës së Konferencës me Romën dhe kualifikimi të paktën për në Ligën e Europës sezonin e ardhshëm, ishin suksese për portugezin dhe ja ku nisën “sirenat”. Paris SG thuhet se e do për stolin, nga ku do të largohet Maurisio Poçetino, por “Mou” nuk ka ndërmend të pranojë. Padyshim që PSG është më ambicioz dhe më i fuqishëm se Roma, por Zhozeja duket se nuk ka ndërmend të shkojë në një “fole grerëzash” ku lojtarët si Mbape, Mesi e Nejmar shpesh janë më të fortë se trajneri.
Sfidanti.al