Në Itali e quajnë “viti zero” për Napolin, pasi mund të humbasë disa yje!

Kapiteni Lorenco Insinje tashmë ka thënë “lamtumirë” ose të paktën një “mirupafshim” me një pikëpyetje të madhe. Përveç tij nga skuadra e Napolit mund të largohen edhe disa nga lojtarët kryesorë dhe kjo të bëjë që presidenti De Laurentis dhe trajneri Spaleti të detyrohen ta nisin gjithçka thuajse nga e para. Për këtë arsye, në Itali thonë se kjo verë dhe sezoni i ardhshëm mund të quhen “viti zero” për napolitanët. Ndër ata që mund të ikin janë Dris Mertens, Fabian Ruiz dhe Kulibali, e padyshim edhe Viktor Osihen. Të larguar janë Gulam dhe Lolo, ndonëse këta të dy janë zëvendësuar.

Sfidanti.al