Reali do të bëjë blerje me pasaportë në dorë deri në janar

Ndodh shpesh që lojtarët e mirë të jenë përtej kufijve, dhe kjo krijon probleme me rregullat që janë në fuqi. E ndjen edhe një ekip si Reali i Madridit që duhet të bëjë disa llogari lidhur me përforcimet deri në janar. Kjo sepse, presidenti Perez kërkon lojtarë të talentuar, por që mund të jenë jashtëkomunitarë, pra pa pasaportën e Bashkimit Europan. Tre vendet e lejuara në ekip janë të zëna nga Vinisius, Rodrigo dhe Militao. Kjo do të thotë se do të ketë vështirësi për Gabriel Zhezusin apo japonezin Kubo.

Sfidanti.al