Liverpuli e thyen rrallë rekordin e blerjeve, por do ta bëjë për Nunjezin

Trajneri Jurgen Klop ka marrë vetëm 2 futbollistë duke shpenzuar shumë për kartonin për 7 vite që ndodhet në “Anfild”. Këta janë qendërmbrojtësi Virgil Van Dajk dhe portieri Alison, ndërsa pritet të bëhen tre. “I përzgjedhuri” i radhës është sulmuesi i Benfikës, Darion Nunjez, të cilin Liverpuli e kërkon për të zëvendësuar Sadio Manenë që do të largohet për tek Bajerni. Benfika kërkon 85 milionë paundë stërlina për uruguajanin 22-vjeçar, dhe kjo do të thotë rreth 100 milionë euro. Për Nunjezit pritet të ketë konkurrencë të ashpër pasi e kërkojnë edhe Mançester Junajtidi apo edhe Atletiko e Madridit. Deri tani, rekordi i blerjeve për të kuqtë është 75 milionë paundë stërlina të paguara për kartonin e Van Dajkut në janar 2018.

Sfidanti.al