Ish-kapiteni i të kuqve, sot opinionist, Xhemi Karrager, nuk ngurroi për ta nxjerrë nga goja këtë shifër. Sipas ish-mbrojtësit, që doli kampion i Europës në 2005 në Stamboll, Liverpuli ka nevojë për 250 milionë paundë stërlina investim që të mund të konkurrojë siç duhet me Mançester Sitin, rivalin më të madh që ka në Angli.

