Çelsi shpenzoi 600 milionë paundë për lojtarët, 50 milionë për trajnerët, por dështoi në gjithçka!

Një sezon për t’u hedhur në kosh, dhe plotësisht i shkatërruar. Kështu cilësohet viti futbollistik i Çelsit, dhe për habi kjo ka ndodhur ndërsa klubi londinez ka bërë shpenzime të jashtëzakonshme. Që nga vera e kaluar e deri tani, pronari Tod Boehli ka hedhur 600 milionë paundë stërlina për të marrë lojtarë, si dhe ka paguar 50 milionë paundë për trajnerët, të cilët këtë vit janë tre, Tuhel, Poter dhe Lampard. Gjithsesi, në Premier Ligë deri tani janë arritur vetëm 10 fitore.

Sfidanti.al