“O tempora, o mores” thoshte latini i lashtë, dhe vërtet që kanë ardhur kohë të këqija, e njeriu duhet të ndryshojë huqet e veta. Ja për shembull Lionel Mesi duhet të zgjedhë nëse do të luajë për Argjentinën apo për Barcelonën gjatë muajit tetor. Problemi nuk është udhëtimi dhe as lodhja, ndonëse të gjitha këto ndikojnë, por karantina e imponuar në Spanjë për shkak të koronavirusit. Argjentina luan ndaj Ekuadorit në 8 tetor dhe Bolivisë në 13, ndërsa karantina në kthim është 14 ditë. Lajmet janë që Mesi do të humbiste ndeshjet e kampionatit kundër Getafes, Alaveshit dhe sidomos El Klasikon ndaj Realit të Madridit. Ose Leo do të zgjedhë (me gjasë nuk do të shkojë në kombëtare), ose do të gjendet një “deux ex machina”, pra një nga ato përjashtimet e rëndomta që bëhen vetëm për yjet e futbollit.
Sfidanti.al