Telenovela e gjatë mes Romës dhe Arkadiusz Milik po shkon drejt përfundimit. Ndërsa sulmuesi polak paraditen e së enjtes u stërvit i vetëm në Castel Volturno, agjenti i tij shkoi në Trigoria për të mbyllur bisedimet me verdhekuqtë, një lëvizje kjo që zhbllokon edhe cështjen e largimit të Edin Dzekos drejt Juventusit me boshnjakun që të shtunën ndaj Veronës do të luajë ndeshjen e fundit me fanelën e Romës
Napoli dhe Roma e kishin gjetur marrëveshjen për kalimin e Milik te romanët me huazim me vlerë 3 milionë me detyrim blerje prej 15 milionësh për kartonin e 7 milionë Euro bonus. Për Milik tashmë është bërë gati një kontratë 5 vjecare me Romën që është gati t’ia rrisë pagën nga 4.5 në 4.8 milionë Euro si dhe një pjesë variable.
Sfidanti.al