Që ‘All or Nothing’, dokumentari për Tottenham i prodhuar nga Amazon do të shndërrohej në Jose Mourinho-show, nuk e priste askush. Sepse kur telekamerat hynë për herë të parë në dhomat e zhveshjes së Hotspurs, në pankinën e skuadrës londineze ishre ende Mauricio Pochettino. Por pas disa muajsh argjentinasi u shkarkua dhe vendin e tij e mori Jose Mourinho që në mënyrë të papritur u vu edhe në qendër të produksionit që tregon sezonin 2019/2020 të Harry Kane &Co.
Po Pochettino a e pa dokumentarin? Në fakt ai pa vetëm disa minuta, ato ku ishte ai protagonist. Këtë argjentinasi e shpjegoi në podcastin ‘Between the Lines’ ku nuk e fshehu zhgënjimin sesi u trajtuan aid he asistentët e tij. ‘Unë dhe Jesus Perez pamë vetëm 25 minutat e para, deri në momentin kur u larguam nga klubi-tha Pochettino-që të jem i sinqertë u tregua në mënyrë korrekte. Por ishte si të thoshnin: Ok ishin edhe Jesus, Toni, Miguel, Sebastiano e Mauricio,por nuk kanë të bëjnë me dokumentarin. Me thënë të drejtën ne ndiheshim përgjegjes sepse ishte dicka shumë e komplikuar të thoshnim ‘Po’. I hapëm dyert Amazonit në një moment kur Tottenham ishte në vështirësi’
Argjentinasi priste që muajt e parë të komplikuar të sezonit të analizoheshim më gjatë.
‘Më vjen keq për Jesus, sepse që nga ora 7 e mëngjesit nuk bënte gjë tjetër vecse organizonte gjithcka që ata të Amazon të punonin me futbollistët, me stafin me këdo-vijoi Pochettino-që të jem i sinqetë në 25 minuta, jesus u shfaq vetëm 1 herë, pranë meje. Qëndruam 5 vjet e gjysmë te Tottenham dhe shfaqemi në dokumentar vetëm për 25 minuta dhe për të treguar motivin e largimit tonë. Por e kuptoj se dokumentari u realizua për ta nxjerrë Tottenhamin në këndvështrim pozitiv. Klubi nuk mund t’i hapte dyert Amazon dhe më pas të krijonte probleme’.
Megjithatë, aktori jo protagonist nuk e priti aspak mirë….
Sfidanti.al