Raikkonen kundër stilit të Hamilton: Një herë e një kohë, pilotët ishin si Hunt…

Kimi Raikkonen nuk kursehet ndaj askënd. Kështu në një mbrëmje të qetë të mërkurën piloti finlandez ‘bëri naming’ në rrjetet sociale teksa në Instagram Story postoi 2 foto për të kritikuar pamjen e jashtme të Lewis Hamilton, sidomos atë me të cilën britaniku u paraqit në Mugello në garën e së dielës.

Raikkionen postoi një foto të Hunt që ishte i zhveshur nga mesi e lart me birrë dhe cigare në dorë: ‘Evoluimi i pilotëve të Formula 1’ shkruante në këtë foto që ishte përkrah asaj të Hamilton dhe më pas në Story pasardhës postoi një foto të tij me cigare në gojë teksa shkruante: ‘Mos u shqetësoni, shpresat nuk janë shuar plotësisht’.

Është e kotë të thuash që fansat e tij shkuan në delir, në fund të fundit Iceman nuk është asnjëherë banal

Sfidanti.al

.