Gjermani, në Saksoninë e Jugut një skuadër amatoriale humbet 37-0 nga frika e Covid

Ndeshja e fundjavës së kaluar mes  SG Ripdorf e SV Holdenstedt II, skuadra të futbollit diletant në Gjermani përfundoi me rezultatin 0-37. Fitorja shumë e thellë u komentua shumë në rrjetet sociale sepse futbollistet e Ripdorf humbën ndeshjen nga frika se mos merrnin Covid-19

Në ditët përpara ndeshjes u mësua se futbollistët e SV Holdenstedt II  kanë qenë në kontakt me një person që ishte i infektuar nga coronavirusi në ndeshjen e mëparshme. Për këtë arsye Ripdorf,  që fillimisht nuk dëshironte që të zhvillonte këtë ndeshje, hyri në fushën e lojës dhe luajti duke ruajtur distancimin social të këshilluar nga autoritetet sanitare duke evituar një sanksion të mundshëm sportiv në rast të mosparaqitjes në fushën e lojës

‘Disa lojtarë të skuadrës sonë na thanë se preferonin të evitonin kontaktet me ata të SV Holdenstedt për siguri-tha presidenti i skuadrës, Patrik Ristowad për AZ-si klub duhet të tregohemi të kujdesshëm që të mos marrim ndëshkime të kota për shkak të mosprezencës në fushën e lojës. Kjo do të përkeqësonte akoma më shumë gjendjen ekonomike të klubit. Pra do të jemi në vështirësi nëse  gjithcka do të përsëritet’.

Sfidanti.al