Pesë futbollistë të Chivas dhe 4 të Club America janë grumbulluar në përfaqësuesen meksikane nga trajneri Gerardo Martino. Të 26 futbollistët do të stërviten në Meksiko duke nisur që nga e shtuna e deri të mërkurën për të përgatitur miqësoren e 30 shtatorit ndaj Kosta Rikës në Stadiumin Azteca, që do të jetë ndeshja e parë që do të luhet në Meksikë pas 1 viti për shkak të pandemisë coronavirus.
Gilberto Sepulveda, Fernando Beltran, Uriel Antuna, Alexis Vega e Jose Juan Macias janë lojtarët e Chivas të grumbulluar në përfaqësuesen Meksikane, ndërsa Guillermo Ochoa, Jorge Sanchez, Sebastian Cordova e Henry Martin janë ata që janë thirrur nga skuadra e Club America.
Ndërkaq mësohet se rapperi i njohur, tashmë kandidat për presidencën e SHBA, Kanye West duket se është i dashuruar me ekipin e Guadalajarës dhe e ka shfaqur mbështetjen për këtë skuadër nëpërmjet rrjeteve sociale teksa ka publikuar disa foto të të tij në stadiumin Akron, ku luan Chivas Guadalajara
Në Twitter, West postoi edhe simbolin emblematik meksikan, logon e vendit aztek. Këto zbulime bënë që shumë tifozë të Chivas të duartrokasin Kanye West sikur të ishte pjesë e tyre.
Sfidanti.al