Ej Zhoze, dikur talleshe por tani desh të pushoi zemra në Europa Ligë!

Në vitin 2013, Çelsi i Londrës fitonte këtë trofe kontinental nën drejtimin e Rafa Benitezit, dhe ish-trajneri i I bluve tallej. Zhoze Murinjo u shpreh me mendjemadhësi, në atë kohë, se “unë nuk luftoj për Ligën e Europës, por për Championsin”. Dakord, e kishte fituar “trofeun me veshë” në 2004 e 2010, por duhej ta kuptonte se bota rrotullohej. Në 2017, Murinjo fitoi Ligën e Europës në krye të Mançester Junajtidit dhe nuk u turpërua aspak, ndërsa mbrëmjen e së enjtes u hodh përpjetë i lumtur, jo sepse mori ndonjë trofe, por sepse shmangu eleminimin, gjithashtu në Ligën e Europës, në turin e dytë eleminator! Lokomotiva e Sofjes po e bënte Totenhemin për “të vjellë”, dhe Murinjo po çmendej në vijën anësore, kur Harri Kejn dhe Tangui Ndombele e shpëtuan në 10 minutat e fundit, ashtu si dy kartona të kuq për bullgarët. Ndombele është një lojtar tepër i kritikuar nga trajneri, që këtë herë pati lavdërime. “Në këtë moment unë besoj tek Tangui, – tha ai, – kurrë nuk kam dyshuar tek talenti i tij, por tek përkushtimi i tij”.

Sfidanti.al