Miralem Pjanic, pasi kaloi coronavirusin, nisi zyrtarisht punën me skuadrën e tij të re, Barcelonën, nën urdhrat e trajnerit Ronald Koeman, Mesfushori boshnjak u duk entuziast për aventurën e tij të re, gjë që e shprehu edhe në rrjetet sociale. ‘Askush nuk mund të tëfshijë kujtimet. Por ky është një fillim i ri, një histori e re e pabesueshme-shkruante Miralem Pjanic në një postim të tij në rrjetin social Instagram duke iu refueruar stërvitjes së bërë me skuadrën katalanase.
Boshnjaku, që është ende në kërkim të formës më optimal të tij pasi mbërriti në Spanjë ditën e premte, nuk ishte në ndeshjen e parë miqësore për fazën përgatitore të sezonit të ri të Barcelonës ndaj Nastic të zhvilluar këtë të shtunë.
Sfidanti.al