Inter-Vidal, kiliani heq dorë nga viti i fundit i kontratës me Barcelonën

Antonio Conte e pret krahëhapur, por edhe Arturo Vidal ka dëshirë të bashkohet me Interi. Konfirmimi i radhës vjen direkt nga Spanja ku flitet me siguri se tashmë ndarja e kilianit me Barcelonën është fakt i kryer. Dhe të gjithë meritën për këtë e ka vetë futbollisti që preferoi të evitojë një betejë të mundshme me klubin katalanas duke hequr dorë nga paga e vitit të fundit të kontratës së tij.

Pas kësaj Vidal do të niset drejt Italisë për të nënshkruar me zikaltrit. Tani e vetmja dilemë që mbetet për t’u zgjidhur është nëse Inter do të paguajë një shifër simbolike në formën e dëmshpërblimit për Vidal sic bëri Sevilla me Rakitic, apo Vidal do të vijë në Milano falas. Një dilemë kjo që gjithsesi nuk e ndryshon fundin e historisë; kalimin e Vidal te Interi. Nga njëra anë dëshira për të provuar sërish veten në Serie A, nga ana tjetër fakti që Koeman nuk e përfshiu në planet e tij edhe pas stërvitjeve të para, ishin motivet që shtynë Vidal të aplikojë një tjetër strategji për të lënë Barcelonën e për t’u bashkuar me Interin ku pritet të firmosë kontratë 2 vjecare me pagë 6 milionë Euro në sezon.

Sfidanti.al