Champions, Lyon në festë, por pa distancim social dhe maska

Pas fërshëllimës së fundit të arbitrit Makkelie, ndërsa në fushën e lojës shpërthente festa e lojtarëve të Rudi Garcias, tifozët e Lyonit u mblodhën në ‘Place Bellecour’ për të festuar arritjen e madhe të skuadrës së tyre kundër Manchester City. Qindra tifozë u dëgjuan të thërrisnin “Qui ne saute pas n’est pas lyonnais” (“Kush nuk kërcen nuk është tifoz i Lyonit’) ,  duke shfaqur gëzimin e tyre të madh, por pa respektuar distancimin social, ndërkohë që vetëm një numër i vogël i tyre kishin vënë maskë në fytyrë.

Sfidanti.al