Andrea Dovizioso bën një paraqitje të jashtëzakonshme në Cmimin e Madh të Austrisë ku e sheh veten sërish në podium. Piloti italian që një ditë më parë bëri të ditur largimin nga Ducati, arriti të fitojë garën në pistën e Spielberg ku triumfoi edhe vitin e kaluar duke e mbyllur në mënyrën më të mirë të mundshme këtë fundjavë.
Dovizioso arriti të marrë më të mirën në këtë garë duke kaluar i pari vijën e finishit pasi la pas Mir me skuadrën Suzuki, ndërkohë që në vendin e tretë u pozicionua Jack Miller me Ducati Pramac. Një pozicion të mirë arriti të zërë Valentino Rossi i renditur në vendin e pestë pas Brad Binder me Doktorin që shpëtoi për mrekulli nga pasojat e aksidentit mes Zarco dhe Morbidelli.
Gara e Austrisë ishte krejtësisht për t’u harruar për liderin e Botërorit të MotoGP, Fabio Quartararo që e mbylli garën në vendin e 8, ndërsa Vinales që e nisi garën nga pole position nuk shkoi më shumë se vendi i 10
Sfidanti.al