PSG, Icardi bën portierin; cfare pritjeje ndaj gjuajtjes së Neymar

Paris Saint Germain vijon përgatitjet për ndeshjen cerekfinale të Ligës së Kampioneve me Atalantën në qendrën e grumbullimit në Faro të Portugalisë. Pavarësisht dëmtimeve dhe dyshimet për formacionin te Paris Saint Germaini duket e mbizotëron një klimë e qetë dhe futbollistët po argëtohen. Gjatë një séance stërvitore, Mauro Icardi vendosi të veshë dorezat e portierit dhe arriti të priste një goditje dënimi fantastike të Neymar i ndihmuar edhe nga shtylla

‘Ma priti, Mauro ma priti-tha me tone shakaje Neymar në Instagram ndërkohë që reagoi edhe bashkëshortja e agjentja e Icardit Wanda Nara teksa bëri komentin e saj: ‘Mendoj se miqësia jote e madhe me Navas po ndikon tek ti’.

Sfidanti.al