Insigne përshëndet Callejon: Më mungon hyrja jote në zonë

Ajo me Barcelonën ishte ndeshja e fundit e Jose Maria Callejon me fanelën e Napolit që largohet nga skuadra italiane pas 7 sezonesh. Lorenzo Insigne, shoku i repartit të avancuar në shumë e shumë beteja futbollistike, vendosi të përshëndesë mikun e tij me një postim në profilin e tij në Instagram.

‘I dashur Jose, për fat të keq, sot rrugët tona ndahen-shkruante Insigne në postimin e tij-ishte një nder për mua të luaja përkrah teje gjatë gjithë këtyre viteve. Pata fatin të të njihja si një person fantastic, një lojtar I pabesueshëm, një profesionist ekzemplar. Do të më mungosh në dhomat e zhveshjes, do të më mungojnë të qeshurat tona e do të më mungojë hyrja jote në zonë. Të uroj më të mirën për ty dhe familjen tënde. Pac fat miku im’.

Sfidanti.al