MotoGP, në Brno Binder bën surprizën, fiton garën e parë

Brad Binder bën surprizën në ndalesën e radhës së Botërorit të MotoGP teksa fiton  garën e parë në karrierë në klasin botëror të këtij kampionati. I ardhur nga Moto2, piloti afrikanojugor i KTM në Brno bëri një garë praktikisht më vete teksa e fitoi I qetë atë teksa i kishte lënë shumë prapa të gjithë rivalët e tij dhe të mendosh që ai e nis garën nga vendi i 7.

Në vendin e dytë u pozicionua Franco Morbidelli me 5 sekonda pas fituesit të garës me italianin që për herë të parë ngjitet në podium në klasin MotoGP, ndërkohë që në vendin e tretë u pozicionua Johann Zarco. Një garë shumë të mirë bëri Valentino Rossi që bëri disa parakalime për të mbyllur garën në vendin e pestë, ndërkohë që nuk shkuan shumë mirë gjërat për kryesuesin e Botërorit të këtij viti, Fabio Quartararo që nuk shkoi më shumë se vendi i 7 në garë pas Oliveirës.

Por ky rezultat nuk e shqetëson shumë Quartararo përsa i përket klasifikimit për pilotë duke qenë se Vinales bëri më keq se ai pasi u rendit në vendin e 14.

Sfidanti.al