Aulas sulmon Juven: Ushtroi presion mbi arbitrin

Në faqet e ‘Le Progres’, Jean Michel Aulas komenton kualifikimin e Lyonit në cerekfinale të Ligës së Kampioneve duke eliminuar Juventusin. ‘U argëtova shumë-tha presidenti i skuadrës franceze-kam përjetuar shumë momente fantastike në karrierën time, por kjo është dicka speciale. Juventusi është një skuadër e madhe. Nga stoli ushtruan shumë presion te arbitri, por ai u tregua i zoti dhe  i mbajti nën kontroll’.

Skuadra e Rudi Garcias në cerekfinale do të përballet me Manchester City, por për të qenë pjesë e Ligës së Kampioneve sezonin e ardhshëm duhet të fitojë trofeun. ‘Ka një mundësi 1 në 1 milion, kështu që duhet të luajmë shansin tonë-tha Aulas

Ndërkaq, presidenti i Lyonit  vazhdon të mos e kapërdijë dot pezullimin përpara kohe të Ligue 1, gjë të cilën e kundërshtoi me të gjitha forcat.

‘Është absolutisht një skandal, është një padrejtësi e madhe që nuk do ta fal kurrë-tha Aulas-plaga për ndërprerjen e Ligue 1 ekziston ende. Zemrat tona do të derdhin gjak cdo ditë për këtë’.