Simone Inzaghi dhe Gaia, cfarë lumturie: Mirësevjen në jetë, Andrea

Simone Inzaghi ka rënë në sy në këtë sezon  dhe ishte një prej emrave kandidatë për t’u ulur në stolin e Juventusit pas largimit të Sarrit përpara se Zonja e Vjetër të zgjidhte Andrea Pirlon për këtë post. Por në orët e fundit trajneri i Lazios kishte të tjera impenjime akoma më të rëndësishme, sic është lindja e djalit të tij Andrea.

Në profilin në rrjetet sociale të së fejuarës së tij Gaia u postua  fotoja e parë e një kuadri të ëmbël familjar. Dhe është pikërisht Gaia Lucariello që i dedikon fjalët e para djalit të saj dhe trajnerit të Lazios: ‘Emocioni nuk ka zë, mirësevjen në jetë, Andrea’.

Sfidanti.al