Klopp dhe fitorja në Premier League: Ndjenjë e papërjetuar kurrë më parë. S’rreshtja së qari

Është një moment që në Liverpool vështirë se do të harrohet; është fitorja e Premier League, 30 vjet pas triumfit të fundit. Protagonistë absolutë u bënë, Mane, Firmino, Salah dhe e gjithë skuadra e ‘The Reds’ e sidomos trajneri Jurgen Klopp. Është pikërisht trajneri gjerman që në faqen zyrtare të klubit dhe dokumentarit të realizuar për këtë arritje ka treguar momentet para dhe pas fitores së titullit.

‘Numërova minutrat dhe ishte e pabesueshme-tregon Klopp për momentin kur Liverpool u shpall kampion pas fitores së Chelseat ndaj Man.City-një ndër momentet më të mira futbiollistike në jetën time që munda të përjetoj pa qenë në stadium. Mund të shihja fytyrën e cdo futbollisti. Ishim kaq të tensionuar, ishte një moment I vecantë. Nuk mund të imagjinosh sesi ndihesh në atë moment përpara se kjo të ndodhë vërtetë. Ishte një gëzim I pastër, lehtësim e I madh dhe qava shumë. Pak sekonda para fundit të ndeshjes telefonova në snhtëpi për të folur me bashkëshorten time, por nuk mundja sepse po qaja. Nuk e dija përse, por po ndodhte vërtet. Nuk kuptoja se cfarë po ndodhte, ishte një situatë që nuk e kisha përjetuar kurrë më parë. Thjesht nuk rreshtja dot së qari’.

Sfidanti.al