Arthur Melo nuk u lejua të hyjë në Camp Nou për të ndjekur ndeshjen mes Barcelonës dhe Napolit. Mesfushori brazilian që është blerë nga Juventus, por që është ende nën kontratë me skuadrën katalanase, u përjashtua nga impianti I Barcelonës sepse nuk iu nënshtrua testeve antiCovid të UEFA, por kreu vetëm ato të klubit spanjoll. Drejtuesit e institucionit më të lartë të futbollit evropian nuk lëshuan pe, kështu që ai u desh të largohej
Ishte ky një episod që nuk ndihmon aspak në raportet e vështira mes Arthur e Barcelonës; futbollisti që prej kohësh është lënë jashtë planeve të Setien kishte vendosur që të qëndronte në Brazil kur kuptoi se nuk do të luante në Ligën e Kampioneve, por më pas u kthye në Spanjë kur klubi katalanas foli për sanksione të mundshme ndaj tij. Ai do të donte të ishte në ndeshjen e Camp Nout ndaj Napolit edhe për të zbutur këto tensione, por nuk u lejua të hynte.
Sfidanti.al