Këtë fundjavë është ndalesa e dytë e Botërorit të Formula 1 e vitit 2020. Edhe kjo garë do të zhvillohet në pistën e Spielberg në Austri ku Ferrari do të kërkojë konfirmime sic është vendi i dytë i Leclerc. Por do të jetë edhe gara ku do të shihet sesi do të reagojë Vettel për të cilin janë shtuar zërat që flasin për të ardhmen e tij ku së fundmi është folur për një rikthim të tij pikërisht te Red Bull ku ai ka fituar të 4 titujt botërorë për pilotë në F1.
Megjithatë Vettel ka preferuar të mos flasë për të ardhmen,por pa e mohuar një rikthim të mundshëm te skuadra austriake.
‘E ardhmja? Nuk kam vendosur për asgjë, por nëse Red Bull më merr në telefon jam gati-tha Vettel-do të vendos me qetësi nëse do të vazhdojë, tërhiqem apo nëse do të marr një periudhë pauze, por ndihem kompetitiv, nuk jam këtu thjesht për të marrë pjesë, dhe jam gati të sfidoj Verstappen me makina të njëjta’.
Sfidanti.al