Fyerje raciste dhe seksiste: Monregale përjashton futbollistin e saj

Monregale Calcio vepron me grusht të hekurt kundrejt një prej futbollistëve të saj, protagonist i një video që bëri xhiron e botës pasi ai lëshonte fyerje të rënda raciste dhe seksiste kundrejt një femre me ngjyrë. Bëhet fjalë për 19 vjecarin Marco Rossi që fillimisht u pezullua dhe më pas u përjashtua përfundimisht nga kjo skuadër r kategorisë së dytë piemonteze

‘Duke iu referuar historisë shumë të kritikueshme me protagonist Marco Rossin, lojtar I Monregale Calcio, klubi, vendosi ta përfshijë atë në listën e futbollistëve me kontratë të zgjidhur në bazë të nenit 107 të normave organizative të brendshme federale. Kështu Marco Rossi nuk do të jetë më pjesë e Monregale Calcio’.

Marco Rossi iu drejtua Instagramit teksa postoi videon me fyerjet e rënda ndaj kësaj femre, që I përsëriste disa herë,  një mesazh që nuk la askënd indiferent teksa u sinjalizua në media por edhe te autoritetet më të larta të futbollit italian me Monregale Calcio që reagoi menjëherë teksa e pezulloi dhe e përjashtoi përfundimisht nga skuadra lojtarin 19 vjecar.

Sfidanti.al