Kishim dëgjuar, e s’kishim dëgjuar, por diçka e tillë nuk kishte ndodhur kurrë. Mund të mendohej që një njeri, që mendohej i vdekur, të gjendej diku në ndonjë cep të humbur të Afrikës, në Siberi, Amazonë apo ndoshta në ndonjë ishull të Paqësorit, por që të ishte mirë e bukur në mes të Europës, kjo është një çmenduri. Gjermania e mbarë dhe e organizuar, ku çdo gjë është e parashikuar dhe asgjë e papritur nuk ndodh, njoftoi se ka gjetur një futbollist që konsiderohej prej 4 vjetësh si i vdekur, dhe që jetonte dhe jeton … në Ruhr! Hianik Kamba quhet djaloshi u raportua si i vdekur në 9 janar 2016, ndërsa e ish-gruaja e tij do të hetohet tani për mashtrim me sigurimet. Kamba do të duhet të jetë dëshmitar në gjyqin e ish-së shoqes.
Në moshën 33-vjeçare, burri me origjinë nga Kongo raportohet (nga “Bildi”) se punon si një specialist i mesëm teknik, në një kompani furnizuese energjie në Ruhr. Ai u dha i vdekur në Kongo në një aksident automobilistik. Kamba ka jetuar në Gjermani me dokumente të tjera, dhe nuk është e qartë nëse ato janë falsifikuar, apo janë marrë në Afrikë nëpërmjet korrupsionit.
Sfidanti.al