Stafi mjekësor i Barcelonës nuk e fsheh frikën për gjendjen shëndetësore të futbollistëve dhe kjo jo aq për coronavirusin sesa për rrezikun e lartë të dëmtimeve në skuadër nëse aktivitetet sportive do të shtyhen pas 2 muajsh ndërprerje.
Ky shqetësim u pasqyrua në një raport të mjekëve të klubit katalanas dhe që u publikua nga e përditshmja spanjolle AS ku theksohej se në skenarin më optimist, ekziston mundësia që skuadra të ketë 5-10 dëmtime gjatë muajit të parë të rifillimit të kompeticionit
Raporti e vë theksin në mënyrë të vecantë te puna për parandalimin e dëmtimit gjatë periudhës së rehabilitimit të muskujve të prapmë në kofshë dhe artikulacione. Janë disa motive që shtyjnë të bësh një parashikim kaq pessimist; periudha 2 mujore e izolimit me pasojat e saj te fiziku, stërvitja e pamjaftueshme për shkak të protokollit të përcaktuar nga La Liga, mungesa e miqësoreve. Por edhe koha e shkurtër në dispozicion për të rekuperuar lodhjen nga njëra ndeshje në tjetën, pasi flitet maksimumi për 72 orë, dhe temperaturat e larta. Të gjithë kësaj I shtohet edhe sforcoja mendore që do të kenë lojtarët në fazat më të rëndësishme të kampionatit dhe Ligës së Kampioneve.
Sfidanti.al