Coronavirus, Barcelona, akord me futbollistët për reduktimin e pagave

Lionel Messi dhe lojtarët e tjerë të Barcelonës janë gati të pranojnë reduktimin e pagës së tyre për shkak të coronavirusit. Futbollistët e skuadrës së parë dhe drejtuesit e klubit katalanas kanë arritur marrëveshjen në lidhje me këtë cështje pas një takimi mes presidentit Bartomeu dhe kapitenëve të Barcelonës, Messi, Busquets, Sergi Roberto e Pique.

Lajmi bëhet I ditur nga e përditshmja katalanase ‘Sport’ sipas së cilës, Bartomeu ka në program një takim edhe me Shoqatën e Klubeve të Futbollit, UEFA dhe anëtarë të Ligave evropiane për të studiuar një formulë homogjene  për të gjithë Evropën dhe që ka si emërues të përbashkët të gjithë vendet e prekura nga virusi

Ndërkaq, për momentin akordi I arritur mes lojtarëve dhe presidencës së Barcelonës ka të bëjë vetëm me skuadrën e parë të futbollit të meshkujve, një zgjedhje e brendshme kjo që nuk prek sektorët e tjerë të klubit, por  që mund të shndërrohet në një shembull edhe për klubet e tjerë.

Sfidanti.al