Për momentin nuk mund ta bëjë punën e tij. Roberto Mançini, ashtu si shumë të tjerë, është një i papunë prej hallit, edhe pse një i papunë milioner. Trajneri i kombëtares së Italisë, padyshim që, ndjen për vendin e tij dhe e bëri detyrën qytetare duke i ftuar bashkëatdhetarët e tij të bëjnë kujdes, e të qendrojnë nëpër shtëpi për të mundur koronavirusin.
Më tej, Mançini, shpreh optimizmin se gjithçka do të kalojë madje shpejt, dhe se Italia do ta marrë veten, ashtu si edhe futbolli i saj. Në një intervistë për “La Gazeta delo Sportin”, Manço pohon se prêt që gjendja të përmirësohet. “Jam këtu në Itali, bashkë me italianët, – u shpreh ai, – jam optimist. Kampionati do të rifillojë, kombëtarja do të jetë edhe më e fortë, do të provojmë të fitojmë Europianin vitin tjetër. Ndërsa jam në shtëpi mendoj për himnin dhe emocionohem”.
Italia i përfundoi në mënyrë shembullore eleminatoret e Europianit, duke i fituar të gjitha sfidat në grupin e saj, madje duke shënuar 37 gola në 10 ndeshje, po aq sa Anglia, duke u lënë prapa vetëm nga Belgjika me 40. Tifozët italianët shpresojnë që të kaltrit të arrijnë të fitojnë më në fund titullin europian, që do të ishte i dyti në histori, dhe i pari që nga viti i largët 1968.
Sfidantil.al