Romano në qendër të merkatos

Lojtari i vitlindjes 2006 josh dy klubet e mëdha italiane, që janë të rrezikuar si gjithmonë nga konkurrenca e Premier League. Edhe Napoli në garë.

Prej javësh në fokusin e të gjithë, Alessandro Romano tashmë ka marrë edhe ftesën nga Italia e trajnerit Mancini. Lojtari 20-vjeçar me dy pasaporta (italiane dhe zvicerane), pak muaj më parë lunate në Serie B me Spezia-n, tani ka siguruar vendin në Serie A me Cagliari-n dhe në verë ka shanse të mëdha që të transferohet te një skuadër big.

Inter, Juventus dhe Napoli kanë bërë që tani lëvizjet e para, sipas Tuttosport. Kampionët e Italisë e kanë vëzhguar nga afër në disa raste, kurse të shtunën e kaluar emisarët e Juventusit ishin në Bergamo për të ndjekur ndeshjen Atalanta-Cagliari.

Një betejë ka nisur mes këtyre dy klubeve, por duhet theksuar se është në garë edhe Napoli, që verën e ardhshme mund të humbasë lojtarë si McTominay, Anguissa dhe Lobotka. Situatë e ngjashme edhe tek Inter, që nuk ka blinduar ende Calhanoglu, ndërsa Mkhitaryan pritet të largohet.

Juventus, me udhëzimet e Carnevali, kërkon të afrojë italianë premtues në mesfushë, repartin që prej kohësh ka pak qartësi. Çmimi i Romano? Jo më pak se 20 milionë euro dhe Cagliari-n që shpreson të bëhet një ankand i vërtetë. Kujdes nga klubet e pasura të Premier League, që nuk falin në të tilla raste!