Tomas Myler, goli i tij më i bukur, në humbjen më të dhimbshme!

Nëse do ta pyesësh se cila sfidë ia ka copëtuar zemrën më shumë, përgjigja e tij do të jetë “Bajern-Çelsi, finalja e Championsit në 2012”. Tomas Myleri nuk ka dyshim për këtë, pasi ajo ishte ndeshja e kurorëzimit, luajtur pikërisht në “Alianc Arena” të Mynihu. Gjithsesi, kur i bënë pyetjen (reale) se cili është goli që i ka dhënë më shumë emocione në gjithë karrierën e tij, ai pohoi të njëjtën gjë: Ai që shënova ndaj Çelsit në finalen e Championsit në 2012”.

“Momenti më emocionues i karrierës sime ishte në 2012, në finalen ndaj Çelsit, – thotë Myleri, – ai moment, në atë ndeshje, në atë stadium, shënimi i atij goli, ishte si një premtim i mbajtur për një qytet të tërë. Ishte vërtet e pabesueshme. Më pas, për fat të keq, ne humbëm me penallti, por atë moment unë nuk do ta harroj shumë”. Tomas Myleri ka shumë momente në karrierë, pasi ai fitoi Championsin në 2013 dhe Kupën e Botës me Gjermaninë në 2014, por gjithsesi momenti mbetet moment, nëse e shkëput nga konteksti. Asgjë tjetër nuk mund të krahasohet me të.

Sfidanti.al