Champions League, nga Katalonja: Barcelona-Napoli të luhet me dyer të mbyllura

Edhe sfida mes Barcelonës dhe Napolit në 18 mars, që është e kthimit në fazën e 1/8 të finaleve të Ligës së Kampioneve mund të zhvillohet me dyer të mbyllura për shkak të Coronavirusit. Pak dite më parë Ministri I Shëndetit, Salvador Illa e kishte mohuar këtë hipotezë teksa theksoi se tifozët napoletanë nuk vijnë nga zona të prekura nga ky virus, por autoritetet në Katalonja, nëpërmjet Sekretarit të Përgjithshëm të Sportit, Gerard Figueras I cili theksoi se kujdesi rekomandon që ndeshja të zhvillohet me dyer të mbyllura, një vendim që pritet të merret të martën në 10 mars

‘Ende nuk është vendosur asgje-tha Figueras në Catalunya Radio-duhet të flasim me drejtuesit e Barcelonës mes të hënës dhe të martës do të mbahet  një mbjedhje për këtë cështje. Në sport duhet të provojmë te jemi sa më rigorozë të jetë e mundur me zbatimin e protokolleve dhe rekomandimeve shëndetësore, edhe pse kjo do të ketë pasoja sportive dhe ekonomike’

Masat e sigurisë ndaj Covid-19 vazhdojnë të merren në botën sportive dhe jo vetëm eventet që përfshijnë ekipet italiane sic është edhe rasti I sfidës mes Valencias dhe Atalantës që do të luhet me dyer të mbyllura. Në fakt sfida mes Paris Saint Germainit dhe Borussias së Dortmundit do të luhet me dyer të mbyllura, një vendim ky që u mor nga prefektura e Parisit, pas atij të dhënë nga qeveria franceze për pezullimin evenimenteve publike

Sfidanti.al