Formula 1, Red Bull merr brazilianin Sette Camara, është piloti I tretë

Piloti brazilian Sergio Sette Camara kthehet në familjen Red Bull si piloti I tretë I kësaj skuadre për Botërorin e vitit 2020 të Formula 1. Është vetë skuderia anglo-austriake që e bën të ditur lajmin duke shpjeguar se Sette Camara do të ketë rolin e pilotit testues së basku me Sebastian Buemi si te Aston Martin Red Bull Racing ashtu edhe tek skuderia Alpha Tauri.

Piloti 21 vjecar do të udhëtojë me skuadrën gjatë sezonit dhe përvec punës si kolaudator do të shkëmbehet me Buemi edhe te simulatori. Përvec kësaj do të jetë në dispozicion për të mbështetur programin Running Shoë Car gjatë gjithë vitit.

Sergio Sette Camara arriti të sigurojë pikët e mjaftueshme për të marrë superlicencën e Formula 1 pasi u rendit I katërti në Formula 2 të vitit të kaluar dhe tani mezi po pret që të nisë rolin e tij të Red Bull që nga Cmimi I Madh I Australisë që do të zhvillohet këtë fundjavë.

Sfidanti.al