Zidane, e ardhmja është rebus: Sot jam te Reali, nesër kushedi…

‘Nuk ka asnjë siguri për atë cfarë do të ndodhë në të ardhmen. Sot jam trajneri i Realit të Madridit, por nesër fgjërat mund të ndryshojnë-kështu u shpreh Zinedine Zidane në konferencën për shtyp përpara ndeshjes së Los Blancos me real Betis duke lënë të kuptohet që er ardhmja e tij në pankinën e madrilenëve është një rebus.

Në orët e fundit tabloidi britanik ‘Daily Mail’ bëri të ditur se francezi është gati që në fund të sezonit të lërë Realin e Madridit edhe pse kontrata i skadon në 2022, për t’u transferuar te Juventusi që duket se ka bërë gati një kontratë me pagë prej 8 milionë Eurosh në sezon.

‘Juventus apo Franca? Askush nuk më ka marrë në telefon-tha Zidane kur u pyet për këto lajme të fundit të publikuara-unë mendoj vetëm për Realin e madridit. nuk jam në dijeni të asgjëje. Po thuhen shumë gjëra. Ka rëndësi ajo që bëj cdo ditëm ndjej mbështetjen e klubit, por të gjithë e dimë si funksionojnë këto gjëra. Nuk ka asnjë siguri për atë cfarë do të ndodhë’.

sfidanti.al