Polemikat në F1, Ecclestone: Pakti me FIA është një rrëfim

Polemikat e ditëve të fundit kanë bërë që në botërorin e Formula 1 të harrohet për një moment coronavirusi. protagoniste e këtyre polemikave është bërë skuadra e Ferrarit për paktin e arritur me FIA për cësghtjen e njësisë së fuqisë së motorit rtë vitit të kaluar. në këtë pikë ndërhyri edhe Këshilli Botëror i FIA, pior edhe kjo ndërhyrja nuk e qetësoi situatën që shkruan një kapitull të ri falë Bernie Ecclestone që shtoi akoma më shumë dyshimet duke dhënë edhe këshillat e tij për skuadrat që protestuan

‘nëse ishin të pastër, përse e mbyllën akordin? Duket sikur është një rrëfim i vërtetë-tha Bernie Ecclestone-skuderitë duhet të padisin FIA. bëhet fjalë për miliona dollarë që unë mendoj se ato kanë të drejtë për t’i fituar’

Ecclestonë më pas zbuloi se edhe në kohën e tij nuk munguan problemet.

‘Gjithnjë ka pasur ‘zjarre’ që më është dashur t’i shuaj si një zjarrfikës-vijoi Ecclestone-në kohën time gjithsesi, gjithnjë ishte e mundur gjetja e një pike të përbashkët mes skuadrave, FIA dhe meje, por tani është shumë vonë’.

sfidanti.al