Shtohen gjithnjë e më shumë zërat për kalimin e Ralf Rangnick në pankinën e Milanit. Ai që e rrit akoma më sjhumë këtë mundësi është ish trajneri i bayernit të Mynihut Ottmar Hitzfeld i cili tha se e sheh mirë ish trajnerin e Leipzig në stolin e Milanit
‘Rangnick është një vizionar-tha Hitzfeld për ‘La gazzetta Dello Sport’-futbolli gjerman është rritur shumë në vitet e fundit dhe një meritë të madhe e ka pikërisht ai. Do ta shihja mirë te skuadra e Milanit, por i duhet dhënë hapësirë dhe besim’.
Hitzfelfd në të kaluarën ka drejtuar si Borussian e Dortmundit ashtu edhe Bayernin në rrugën e sukseseve teksa ka fituar 7 tituj të Bundesligës(2 me Dortmundin dhe 5 me bavarezët) dhe 2 Liga Kampionesh nga 1 me secilën skuadër. Tani është në moshën 71 vjecare dhe eksperienca e tij e fundit në pankinë ishte ajo me përfaqësuesen zvicerane që u mbyll në vitin 2014. Por ai e njeh më mirë se cdokush tjetër futbollin gjerman dhe për këtë arsye ai është i sigurt se Rangnick do të bëjë mirë në Itali
‘E njoh dhe imagjinoj se ai dëshiron të bëjë si trajnerin ashtu edhe Drejtorin Sportiv dhe do të ishte dicka e drejtë nëse do t’i jepeje kjo mundësi-nënvizoi Ottmar Hitzfeld.
sfidanti.al