Tirana, të kujtohet turpi me Luftëtarin? Shiko kasetën  dhe ndrysho moralin

Nuk do të jetë më “Kali i Trojës” në portat e ndeshjes Tirana –Luftëtari, si disa kohë më parë, kur në stolin e bardhebluve ishte Daja. Një ndeshje paradoksale për dy palët: gjirokastritët që vallzonin dhe lodronin në fushë sikur të kishin përballë një ekip plot me hije, ndërsa Tirana që shtirej deri në atë masë, sa thuhej me ironi se “luajtën si të vdekur, për t’i dhënë dorën e fundit trajnerit”. Histori e kaluar, por jo e harruar për një ekip që niset për të bërë kampionatin e shumëpritur , dhe më pas.. titulli nuk duket as me dylbi, kurse Europa një herë afrohet dhe një herë largohet.

Në prag të ndeshjes në “Selman Stërmasi” me gjirokatritët, Tirana ka patur brenga për ta bërë gjumin me copa, për shkak të ndeshjes së fundit në Korçë, ku  një Zot e di se si e kanë justifikuar shpirtin e vdekur në fushë,  që për çudi, ngjasonte  nga pamja me impenjimin  minimal të ndeshjes së kaluar me Luftëtarin. Josa do të rrezikonte shumë nga emri i tij, nëse nuk arrin të hedhë në tapet një kundërshtar, që për ironi ka shpejtuar uljen e tij në stolin bardheblu.  Një detyrë aspak komode kur përballë ka një trajner serb, i cili quhet Milinkoviç,  që nisi sezonin me një ekip të vogël dhe të rrezikuar më shumë se të tjerët, ndërsa tani , udhëton, duke shkaktuar frikë tek të “mëdhenjtë”.

Sfidanti.al