Real, prite heroin! Ramos kthehet në stërvitje para finales!

Reali i Madridit do ta ketë kapitenin Sergio Ramos në ndeshjen finale të Kupës së Botës për klubet që do të luhet sot në Jokohama të Japonisë ndaj Kashima Antlersit. Mbrojtësi i qendrës ishte i dëmtuar që pasi shënoi golin vendimtar të fitores 3-2 ndaj Deportivos në “Santiago Bernabeu” për ligën spanjolle. Dalja e tij në stërvitje pas disa ditësh, pikërisht në prag të finales, u prit me entuziazëm nga shokët e tij, të cilët i bënë një pritje prej heroi. Natyrisht, numri 4 meritoi çdo lavdërim pasi golat e tij siguruan barazimin 1-1 në “Kamp Nou” ndaj Barcelonës, dhe suksesin ndaj La Korunjës, dhe pa ata gola, diferenca ndaj katalanasve sot nuk do të ishte 6, por vetëm 1 pikë. Ramos shpreson që të shënojë një tjetër gol të rëndësishëm në finalen e fundit të vitit, pasi është specializuar me rrjeta të tilla. E tregoi në 2014, kur goli i tij në sekondat e fundit dërgoi në shtesë finalen e Championsit ndaj Atletikos, që në fund përfundoi 4-1 për Realin.