Zlatan Ibrahimovic, ndryshon pllaken dhe shkëlqen!

Ylli i Manchester United, Zlatan Ibrahimovic, shënoi dy gola kundër WBA-së duke treguar formën e mirë që po kalon këtë edicion, pavarësisht se është 35 vjeçar.

Ai deri më tani ka shënuar 16 gola për “Djajtë e Kuq”, teksa në nëntë takimet e fundit ka realizuar 10 gola.

Sipas “Squawka Football”, me dy golat kundër WBA-së, Ibra ka shkuar në kuotën e 34 golave në ligë me PSG-në e Manchester Unitedin në vitin 2016.