Radja Naingolan, mesfushori i Romës, e pranon se Juventusi ka bërë një hap të madh drejt titullit me fitoren e mbrëmshme
Juventusi fitoi derbin ndaj Romës me rezultat 1:0. Pas kësaj fitore, kampioni i Italisë është shkëputur në renditjen tabelore.
‘Zonja e Vjetër’ tani ka 42 pikë, shtatë më shumë sesa Roma. Mesfushori i kësaj të fundit, Radja Nainggolan e pranon se Juventusi me fitoren e mbrëmshme ka bërë një hap të madh drejt titullit.
“Unë do të jem i sinqertë, shtatë pikë është një epërsi e madh tani, pasi kjo do të thotë që Juve duhet të humbur tri ndeshje dhe ne të fitojmë. Ne duhet të vazhdojmë të besojmë, por kjo është bërë e vështirë”, ka deklaruar belgu.