Kur u ngjit në peshore vuri re se ishte paksa mbi peshën e lejuar. Si duhej t’a bënte Peixh Vanzant për të fituar të drejtën për t’u ndeshur në ringun e Sakramentos në SHBA? Amerikania 22-vjeçare nuk e lodhi shumë veten. Ajo e gjeti vetë zgjidhjen dhe nisi të hiqte rrobat e fundit që kishte në trup. Ndërsa dy vajza shoqëruese u detyruan të vendosnin përpara saj dhe publikut një çarçaf të zi, Peixh ia arriti qëllimit. Ajo arriti maksimumin e lejuar dhe e fitoi të drejtën të ndeshej me amerikanen tjetër, Mishelë Uaterson, në peshën e lehtë të boksit profesionist për femra. Vajza postoi një filmim të “striptizmit” të saj në Tuiter me diçiturën: “Ja dola, Haha, krejtësisht e buzëqeshur në peshore këtu, dhe buzëqeshje për fitoren nesër”. Jo vetëm kaq, por ndryshe nga meshkujt, Peixh dhe Mishela u dukën të qeta në peshim, duke bërë vallëzime të ndryshme së bashku dhe duke bërë humor.