Nuk dihet sa e vërtetë është, ngaqë në futbollin tonë thashethemi dhe e vërteta kapen gjënden shpesh në të njëtin krevat, por fjalët e presidentit Gjici për sulmuesin e paperënduar Pejiç, paska patur një kumbim floriri: nëse shënon kundër Skenderbeut dhe na bën të fitojmë, hap gojën dhe fol! Një përrallë e besueshme kur dëgjon shpesh se kukësianët kanë vite që e fitojnë titullin “financiar” , duke u mburrur se Gjici është fitues i paepur në një kampionat të sfilitur ekonomikisht, ku xhepat nuk kanë vetëm një vrimë.
Mirepo,kur flitet për golin, nuk janë paratë që vendosin dhe këtë më mirë se kushdo e di veterani Pero Pejiç i Kukësit, po ashtu edhe misionari i heshtuar Salihi, i cili ka 100 arsye për të dëshmuar se flirti me golat nuk është një kapriçio, por një zakon gjenetik. Pejiç apo Salihi,cili do të jetë ndëshkuesi i ngrohtë në këtë ndeshje në zemër të dimrit? Thonë se kur ndeshjet ngarkohen më shumë sesa duhet me frikë dhe me presion, golin nuk e gjen tek ata që e kërkon, madje mund të vijë edhe nga të “panjohurit” e fushes, nga ata që dalin jashtë vëmëndjes. Ndaj ka të drejtë trajneri Gjoka kur thotë: “ Na duhet një gol i vogël dhe autori le të mos e ketë emrin Pero..”
Sfidanti.al