Sa kuoriozë numrat e fanelave të rinjve të Liverpulit, nga 50 e sipër!!

Nuk është shumë e qartë se përse kishin bërë ato zgjedhje, por padyshim që ranë shumë në sy. Flitet për numrat e fanelave të djemve të rinj të Liverpulit në ndeshjen e Kupës së Ligës ndaj Aston Vilës. Siç e shihni në foto, numri më i vogël është 51 dhe e mban Hëver, për të vazhduar me numrin 54 të Toni Gallaherit, 55 të Herbi Kejnit e kështu me radhë deri tek numri 99 i portierit Hill. Aktualisht, askush nuk kishte menduar për një numër 100 e sipër. Gjithsesi, edhe me aq, shuma e përgjithshme e numrave të fanelave të formacionit titullar të Liverpulit C ishte 737, ndonëse mosha e tyre mesatare ishte 19 vjeç e 182 ditë. Sa për krahasim, formacioni titullar i Jurgen Klopit ka numra që arrijnë në total deri në 161, ku këtë shifër e rrit ndjeshëm Trent Aleksandër-Arnold, pasi mban 66-ën.

Sfidanti.al