Yjet e futbollit botëror do të bëjnë paradën e tyre në Dubai në 29 dhjetor teksa do të marrin pjesë ne ceremoninë e ndarjes së cmimeve Globe Soccer Aëards. Tashmë janë mësuar kandidaturat për fituesin e cmimit si futbollisti më I mirë ku në garë janë sërish Ronaldo, Messi e Van Dajk, që do të jenë në aktin e tretë të ‘betejës’ së tyre. Messi triumfoi në dy garat e para ‘FIFA The Best’ e Topi I Artë me argjentinasin që do të kërkojë të plotësojë tripletën e tij personale.
Në mbrëmjen e 29 dhjetorit do të jepen edhe cmime të tjera sic është ai për Drejtorin më të mirë Sportiv të vitit ku ish futbollisti I përfaqësueses shqiptare Igli Tare është në garë me Andrea Berta të Atletiko Madrid, Erik Abidal të Barcelonës dhe Mark Overmars të Ajaksit
Gara për ‘Zbulimin e Vitit’ do të jetë mes Haland të Salzburgut, Xhejdon Sanco I Borusias së Dortmundit, Zhoao Feliks I Atletiko Madrid dhe Ansu Fati I Barcelonës. Në kategorinë e trajnerëve, finalistët janë Jurgen Klop I Liverpulit, Fernando Santos I Portugalizë dhe ErikTen Hag I Ajaksit.
Përsa I përket futbiollit të femrave, Cmimi I Lojtares më të mirë do të vitit do të diskugtohet nga amerikanet Aleks Morgan e Megan Rapino, britanikes Lusi Bronz dhe francezet, Amandin Henri.
Në ceremoninë e ndarjes së këtyree cmimeve do të jenë të pranishëm edhe shumë protagonistë të futbollist botëror mes të cilëve përmendim Pjanic, Gigs, Silvestre, Sara Gama, arbitrja Stefani Frapar, Lukaku, Deshamps, Simone Inxagi, Fabio Kapelo dhe Pierluixhi Kolina
Sfidanti.al