Vershtapen redukton meritat e Hamilton: 60% e pilotëve do fitonin titullin me Mercedes

Maks Vershtapen është agresiv në pistë dhe jashtë saj. Talenti holandez I Red Bull në Formula 1 nuk e mban aspak gjuhën kur duhet të thotë mendimin e tij dhe ai e bëri këtë edhe në intervistën për televizionin holandez ‘Ziggo Sport’ kur reduktoi ndjeshëm meritat e Ljuis Hamilton në fitoren e titullit të tij të 6 botëror duke ia dhënë ato Mercedesit.

‘Sikur të isha te ajo makinë edhe unë do të kisha fituar tituj-tha Vershtapen-Hamilton është një pilot shumë I mirë, ndër më të mirët në histori, por 60% e pilotëve që janë aktualisht do të ishin shpallur kampionë bote me Mercedesin’

Në këtë sezon Vershtapen arriti të fitojë 3 gara, në njërën prej të cilave mori edhe pole position, në Cmimin e Madh të Hungarisë, ndërkohë që kishte fityuar më parë garat në Austri dhe Gjermani. Kampionatin e mbylli në vendin e tretë pas dy pilotëve Mercedes duke lënë pas dy pilotët e Ferrarit

Sfidanti.al