Ljuis Hamilton këtë të diel siguroi titullin e tij të 6 botëror për pilotë duke iu afruar akoma më shumë rekordit të Mikael Shumaher me 7 tituj. Vetëm pak orë pas këtij suksesi, piloti britanik iu drejtua rrjeteve sociale për të dhënë një mesazh për të gjithë fansat e tij e për të festuar titullin me ta.
‘Ky sezon është për Niki Laudën, mikun dhe mentorin tim te cilin e humbëm gjatë vitit-theksonte Hamilton në mesazhin e tij-Lauda na transmetoi kurajon dhe vendosmërinë e tij. Ky titull është për Nikin. Do të vazhdoj të të bëj të ndihesh krenar’.
Por Hamilton nuk ngurroi të shfaqë emocionet e tij për këtë sukses të radhës në karrierën e tij.
‘6 herë kampion bote! Nuk arrij të përshkruaj këtë ndjenjë, por me siguri nuk do ta harroj kurrë-vijonte Hamilton në postimin e tij në Instagram-Si cdo fëmijë I rritur në Stevenage, dëshira ime ishte të fitoja një garë të Formula 1 dhe ëndrra ishte të fitoja një botëror, kështu që prania ime këtu duke përfaqësuar vendin tm është një nder I jashtëzakonshëm që shkon përtej cdo imagjinate. Nëse ndonjë fëmijë duke më parë sot do të vendosë të ndjekë ëndrrën e tij, nuk do të ketë rëndësi se cfarë do të ndodhë, asgjë tjetër nuk do të më bëjë më shumë krenar’.
Sfidanti.al