‘Këtu po cmendeni. Zgjohuni injorantë, se jeni shkatërrimi-ishte kjo përgjigjja e Mario Balotelit ndaj një deklarate të kreut të tifozëve ultras të Veronës, Luka Kastelini në lidhje me koret raciste në drejtim të sulmuesit të Breshias gjatë sfidës në Bendegodi.
SuperMario në Instagram Stories citoi disa fjalë të thëna nga Kastelini: ‘Baloteli është italian sepse ka nënshtetësinë italiane, nuk do të mund të jetë kurrë plotësisht italian’ dhe përgjigjet.: ‘Por kur Mario bënte gol dhe ju garantoj që do shënojë sërish për Italinë, për ju gjithcka ishte në rregull?’.
‘Falenderoj të githë kolegët në fushën e lojës dhe jashtë saj për solidaritetin e shfaqur ndaj meje dhe tifozët për mesazhet e tyre-shkruante Baloteli në Instagram të dielën-Ju falenderoj nga zemra, treguar se jeni njerëz të vërtetë, jo si disa që mohojnë të vërtetën. Ata që imituan majmunin të kenë turp’.
Sfidanti.al